Bota Tech

Ora dhe data kur në telefonat e miliona britanikëve do të aktivizohet një alarm me zë të lartë!

Në orën 15:00 të 23 prillit, miliona britanikë do të vihen në provë ku në telefonin e tyre do të aktivizohet një alarm me zë të lartë, por edhe me dridhje. Ky do të jetë një test kombëtar i një sistemi të ri të alarmit publik në ditën e Maratonës së Londrës dhe gjysmëfinales së futbollit të FA Cup.

Ky sistem i ri është menduar të përdoret në situata kërcënuese për jetën, duke përfshirë këtu ndër të tjera edhe përmbytjet apo zjarret. Alarmi do t’i dërgohet të gjithë telefonave celularë që punojnë në rrjetin 4G dhe 5G, me zë dhe dridhje që do të zgjasë deri në 10 sekonda. Britanikëve do t’u kërkohet ta pranojnë këtë mesazh përpara se të jenë në gjendje ta përdorin sërish telefonin e tyre. Oliver Dowden, një drejtues lokal në Lancaster tha se:

Vënia në funksion e këtij sistemi kombëtar do të thotë se tashmë do të kemi një tjetër mjet për të mbajtur publikun të sigurt në rast emergjencash kërcënuese për jetë. Ky mund të jetë një tingull që mund t’iu shpëtojë jetën.

Ndërkohë, shumë britanikë kanë reaguar në lidhje me këtë alarm, pasi e shohin atë si një kërcënim për privatësinë e tyre.