Celebrities Gossip Showbiz

Pak pas ndarjes nga komediani Pete Davidson, Chase Sui Wonders nis romancën e re me Joe Keery!

Pete Davidson dhe Chase Sui Wonders u ndanë së fundmi pas 9 muajsh lidhje. Lajmi vjen jo shumë kohë pasi u konfirmua se Davison kishte hyrë në rehabilitim. Aktorët fillimisht u takuan në xhirimet e “Bodies Bodies Bodies” në vitin 2021 dhe u lidhën për herë të parë së bashku në dhjetor 2022. Çifti më pas konfirmoi romancën me një puthjen ndërsa ishin në Universal Studios Hollywood. 

Duket se Chase Sui Sonders e ka lënë pas krahëve lidhjen me Pete Davidson. Ylli i “Bodies Bodies Bodies” u pa së fundmi në një shëtitje me aktorin e “Stranger Things”, Joe Keery në qytetin e New Yorkut. Wonders u pa shumë e afërt me Keery duke ndezur thashethemet se mes tyre ka nisur një romancë.

Rikujtojmë se komediani Pete Davidson ka qenë më parë në një romancë me yllin televiziv Kim Kardashian, por i dhanë fund romancës në gusht 2022 pas 9 muajsh së bashku. Kim pranoi se u lidh me Pete vetëm për të harruar ish bashkëshortin Kanye West.

Ajo u rrëfeu motrave të saj të më të vogla, Kendall dhe Kylie, se është e vetëdijshme që kjo nuk është gjëja më e mirë, por zbulon se e ka bërë. Pete gjithashtu ka pasur lidhje me komedianen Ariana Grande, Carly Aquilino, Cazzie David, aktoren Kate Beckinsale, Margaret Qualley, Kaia Gerber, Phoebe Dynevor dhe Emily Ratajkowski. Komediani iu nënshtrua rehabilitimit pasi prej kohësh lufton me çrregullimet e shëndetit mendor.  Pete ka qenë anëtar i kastit në emisionin “Saturday Night Live” të NBC për tetë sezone nga 2014 deri në 2022.