Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, e mërkurë 24 prill 2024!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Fillimisht, dita nisi me vranësira mesatare deri të dendura, shoqëruar me reshje shiu të dobëta e afatshkurtra.

Tashmë, moti vijon me kthjellime, si dhe me alternime vranësirash që hera-herës janë deri të dendura. Në relievet e larta malore, këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra e me intensitet të ulët. Në orët e vona të mbrëmjes, përsëri pritet shtim i vranësirave e sërish do të nisin reshjet e shiut me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit. Mjegull/mjegullinë në orët e mëngjesit dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë  me drejtim veriperëndim-jugperëndim e me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, era fiton shpejtësi deri 10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
10/15
Diell re shi

Kukës
5/13
Diell re shi

Lezhë
10/16
Diell re shi

Dibër
6/13
Diell re shi

Durrës
10/17
Diell re shi

Tiranë
11/17
Diell re shi

Elbasan
9/17
Diell re shi

Berat
11/18
Diell re shi

Vlorë
11/17
Diell re shi

Korçë
7/15
Diell re shi

Gjirokastër
9/16
Diell re shi

Sarandë
12/18
Diell re shi