Showbiz

Pas aksidentit në setin e xhirimeve, Daniel Craig tashmë drejt operimit

Pak ditë më parë u raportua se xhirimet për “Bond 25” u ndërprenë për shkak se protagonisti Daniel Craig dëmtoi kaviljen teksa po regjistrohej një skenë e vështirë aksioni.

Produksioni pak orë më parë ka lajmëruar se xhirimet vazhdojnë të jenë pezull pasi aktori mesa duket do të operohet sepse aksidenti ishte më serioz seç duhet.

Sipas deklaratës së bërë në rrjetin social Twitter, Craig pas operacionit do t’i duhen edhe 2 javë të tjera regjim shtrati por data e publikimit të filmit mbetet e njejta.

Seria e re e James Bond do të dalë në kinematë botërore në prill të vitit 2020.