Celebrities Gossip Showbiz

Pas aksidentit të rëndë, Simon Cowell rikthehet te udhëtimet me biçikletë!

Simon Cowell u pa duke ngarë biçikletën e tij elektrike pa helmetë, pavarësisht se kishte thyer kurrizin në një aksident të tmerrshëm me biçikletë. 62-vjeçari kënaqej duke marrë pak ajër të pastër në dy rrota me të fejuarën e tij Lauren Silverman në Malibu. Dyshja dukej se po shijonin rrezet e diellit teksa kalonin me biçikleta nëpër qytetin buzë plazhit. Ai veshi një mbrojtëse për kyçin e dorës pasi e theu atë gjatë një udhëtimi në Londër pranë shtëpisë së tij.

Thuhet se Simon po ngiste biçikletën e tij elektronike me rreth 20 mph kur ndodhi aksidenti. Ai ka thyer krahun pasi është përplasur përtokë, por burimet thonë se ka patur fatin me të që është gjallë. The Sun raportoi se ai nuk kishte veshur helmetë në atë kohë dhe shkoi mbi timon. Një burim tha:

Ai rrëshqiti dhe shkoi duke fluturuar mbi timon në mes të rrugës dhe u dërgua me urgjencë në spital me tronditje të dyshuar.

Ky është aksidenti i dytë që ai ka pasur pasi kishte nevojë për një operacion në shtyllën kurrizore pas një aksidenti në Malibu. Ai iu nënshtrua gjashtë orëve operacion dhe u zgjua me një shufër metalike në shpinë. Duke folur në Extra TV, Simon tha:

Mund të kishte qenë shumë më keq. Kur pashë rreze X, me të vërtetë mund të kisha bërë copë-copë shtyllën kurrizore, kështu që nuk do të kisha mundur të ecja.