Showbiz

Pas akuzave për ngacmime seksuale reagon Freeman: “Nuk pranoj asgjë, shakatë e mia janë keqinterpretuar”

Të enjten e kaluar një ndër aktorët më të mëdhenj të industrisë së Hollywood u akuzua nga 8 gra për ngacmime seksuale fizike dhe verbale.

8 femrat të cilat kanë punuar me të ndër vite janë shprehur se ai u ka kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi më të mirë pune apo prekje e ngacmime pa dëshirën e tyre.

Disa janë shprehur se Morgan Freeman u kërkonte të vinin në punë pa të brendshme pasi kështu i pëlqente atij e gjithashtu bënte humor banal e seksual, krejtësisht ofenduese për femrat.

Sa i përket këtyre akuzave 80-vjeçari ka reaguar nëpërmjet një deklarate të publikuar nga CNN ku mohon çdo pretendim të këtyre grave dhe se ndihet i ofenduar se të gjithë vitet e karrierës së tij u shuan vetëm nga këto aludime.

Freeman kërkoi ndjesë për shakatë e tij që sipas tij, kishin qëllim të krijonin një ambient të rehatshëm për vajzat e reja por që u keqinterpretuan e u përdorën kundra tij.

Aktori i famshëm jo vetëm që nuk ka pranuar asnjë një akuzat e mësipërme por i quan ato shpifje për vëmendje mediatike.