Celebrities Gossip Showbiz

Pas akuzave që bënë ndaj njëra-tjetrës, çfarë po thurin bashkë Tea dhe Olsa?!

Ish-konkurrentja e ‘Përputhen’ Tea Trifoni i ka befasuar të gjithë ditën e sotme teksa ka ndarë në rrjetet sociale një foto ku shfaqet sëbashku me autoren e programit, Olsa Muhametin.

Të dyja i premtojnë publikut se do të zbulojnë më shumë të hënën për takimin e tyre (dhe sigurisht për faktin që Tea do të jetë e pranishme në emision).

Unë do ju tregoj nesër, super risi të hënën… -thotë Olsa, ndërsa publiku u bë tepër kurioz.

Po gjithçka ka marrë fund. Nuk dua drama ose vëmendje, kështu që dua me e mbyll këtu këtë kapitull edhe mos me e hap më asnjëherë, -shkruante Bearti.

E pyetur për ndarjen, Tea është shprehur për ndjekësit e saj në Instagram:

Po jemi ndarë, sigurisht për arsye të forta. Kam qenë më mirë dhe do të jem më mirë.

Gjithashtu, nuk duhet lënë pa përmendur fakti se Tea dhe Olsa kanë hedhur akuza të forta ndaj njëra-tjetrës, madje Olsa Muhameti, kur ishte e ftuar në Top Albania Radio përmendi se ka fakte për Tean, por nuk do që ta dëmtojë më shumë, ndërsa Tea poston një video në YouTube duke ofenduar dhe akuzuar Olsën se dinte çdo gjë për lidhjen e saj me Beartin.