Celebrities Showbiz

Pas akuzave të rënda për diskriminim, ja si përgjigjet Camila Cabello!

Pak ditë më parë këngëtarja me famë botërore Camila Cabello lançoi këngën e saj më të re “Don’t Go Yet” pjesë e albumit me titull “Familia”.Camila ka qenë e ftuar në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”  ku pas intervistës së saj ajo ka interpretuar së bashku me trupën e performuesve këngën e saj.

Pas përfundimit të performancës këngëtarja është përballur me akuzat e shumta për racizëm. Kjo ka ardhur për shkak se një nga performuesit në krahë të saj kishte lyer lëkurën e tij në një ngjyrë më të errët.Shumë persona janë shprehur se ky ka qënë një veprim shumë fyes dhe racist. Në një koment të postuar në Twitter fansat i drejtoheshin këngetares dhe dukeshin tepër të nervozuar.

Camila çfarë ndodhi me make-up e Dylanit? Të kesh një performues i cili bën “blackface”në 2021 është absurde dhe ti di më shumë se kaq! Thuaj diçka sa më shpejt.

Reagimi erdhi pasi ylli i pop-it postoi një video ku shpjegoi se ajo së bashku më skuadrën e saj ishin munduar të krijonin një atmosferë të bukur, të lumtur dhe plot dashuri në mënyrë që ta ndjenin të gjithë gjatë javës e kjo nuk do të ishte e mundur pa dëshirën e skuadrës për ta berë realitet dhe pa mbështetjen e fansave të saj. Më pas me anë të një postimi tjetër ajo u mundua të jepte një shpjegim në lidhje me akuzat që i ishin drejtuar.

Ne u përpoqëm të bënim bashkë një grup multikulturor më performues ku  nuk ishte e nevojshme që të gjithë të ishin latin. Ka njerëz të bardhë, afro-amerikanë, latinë etj.Kështu që nuk ishte e thënë që të gjithë të dukeshin latinë.Aty ka shumë njerëz të cilët nuk janë latin. Qëllimi ishte të bënim të mundur që çdo person të dukej si në vitet ’80. E njëjta gjë si në videoklip, përfshirë edhe personin i cili ishte kishte lyer lëkurën e tij me spay-n me një ngjyrë të tmerrshme portokalli.

https://twitter.com/Camila_Cabello/status/1418998721803599881?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1419029386775379975%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es2_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.topalbaniaradio.com%2Fv7%2Fwp-admin%2Fpost.php%3Fpost%3D318727action%3Dedit