Celebrities Gossip Showbiz

Pas eksperiencës në “Big Brother VIP” dhe suksesit me këngën “Diell”, Fifi niset drejt Turqisë!

Pak javë më parë një nga banoret më të përfolura të këtij edicioni, Fifi zgjodhi të largohet nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Mirëpo, padyshim që kjo eksperiencë e saj la gjurmë. Gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, këngëtarja nuk mund ta linte pas shpirtin e saj të artistes dhe kompozoi një këngë të re brenda shtëpisë.

Këtë krijim të sajin, dy miqtë e saj më të ngushtë, kantautorët e njohur Flori Mumajesi dhe Bruno e sollën si një ‘demo’ të mirëfilltë. Pas daljes së Fifit nga shtëpi, një pjesë e këngës me titull “Diell” u hodh si ‘demo’ dhe po korr një sukses shumë të madh. Ende pa u publikuar projekti i plotë, numëron afro 4 milion klikime.

E duket se pas kësaj eksperience, Fifi është nisur drejt kryeqytetit turk, Stambollit për disa ditë pushime. Këngëtarja e ka zbuluar këtë me anë të disa Instastory-ve se është nisur për një udhëtim dhe ka treguar se është e shoqëruar nga dy miqtë e saj më të mirë, çifti i njohur i showbiz-it Graciano Tagani dhe Argjira Spanca.

Suksesi i këngës që Fifi kompozoi brenda shtëpisë së “BBV”, para pak ditësh padiskutim arriti një tjetër nivel, pasi kryeministri në një video të publikuar në llogarinë e tij, teksa shfaqte pamje nga Valbona përrallore e mbuluar me borë, në sfond kishte vendosur “Diell”.

Prej ditësh, kjo këngë ka rrëmbyer zemrat e shqiptarëve, të cilët e dëgjojnë dhe këndojnë kudo!