Botë e Çuditshme

Klinika veterinare në Turqi po ofron ndërhyrje falas në hundë për pronarët e kafshëve shtëpiake!

Mes krizës së vazhdueshme, edhe pronarët e kafshëve shtëpiake po e pësojnë nga rritja e çmimeve tek veterinerët. Por, disa pronarë të kafshëve në Mbretërinë e Bashkuar po habiten nga kujdesi veterinar në Turqi, i cili mund t’u kursejë atyre mijëra euro dhe potencialisht përfshin një ndërhyrje në hundë për pronarin ose operacion tjetër estetik varësisht nga marrëveshja.

Turqia tashmë është një destinacion jashtëzakonisht popullor i kirurgjisë plastike. Bëhet e ditur se një paketë në klinikën Pet të Antalias kushton nga 5 mijë deri në 6 mijë euro. Ajo përfshin teste diagnostifikuese si rreze X, operacion dhe kujdes të mëvonshëm duke përfshirë fizioterapi, një hotel për kafshën dhe një për pronarin, turne në qytet dhe ndërhyrje në hundë.

“Numri i britanikëve që kanë sjellë kafshë shtëpiake është mjaft i lartë dhe po rritet në mënyrë dramatike pasi faturat në Mbretërinë e Bashkuar janë shumë të larta”,-tha veterineri Filiz Goktas. Por, pronarëve u kërkohet të mendojnë dy herë për ndërhyrjen që duan ta realizojnë. “Trajtimi mund të jetë i shkëlqyer, por mungesa e vazhdimësisë së kujdesit dhe kontrolleve mund të ketë një ndikim të dëmshëm në rikuperim, veçanërisht nëse ka komplikime”,-tha Dr. Anna Judson.

Ekspertët kanë zbuluar se pronarët e qenve janë më të lidhur me ta dhe janë të gatshëm të paguajnë kosto më të larta mjekësore. Hulumtimi përfshiu 2,117 njerëz që kanë qen, mace ose të dyja së bashku. Pjesëmarrësve të hulumtimit iu kërkua t’u përgjigjen pyetjeve në lidhje me kujdesin për kafshët shtëpiake dhe lidhjen e tyre me to. Të jesh kundjestar i një qeni është bërë shumë fitimprurëse. Mesatarisht, një shëtitje gjysmë ore në Manhattan që i kushtonte një pronari qeni 14 dollarë, tani është deri në 35 dollarë. Në New York do të paguhesh 100,000 dollarë në vit për të shëtitur qentë e të tjerëve.