Showbiz

Pas fitores në “Oscars”, “Shallow” kënga më e dëgjuar në “Billboard”

Kanë kaluar vetëm pak ditë që nga ceremonia e ndarjes së çmimeve “Oscar” dhe projekti muzikor i Bradley Cooper dhe Lady Gaga vazhdon të korrë sukses.

Kolona zanore e filmit “A Star is Born” arriti të rrëmbejë një çmim të rëndësishëm në “Oscars”, atë të këngës më të mirë origjinale.

Pas këtij vlerësimi, këtë javë kjo këngë ka marrë edhe kreun e klasifikimit muzikor të “Billboard Hot 100”. Javën e kaluar kjo prurje ishte renditur në vendin e 21 por këtë javë falë votave të publikut qëndron në vendin e parë të 100 këngëve më të bukura amerikane.