Showbiz

Pas fjalimit të Ndrenikës mbi godinën e teatrit, reagon Mirela Kumbaro

Ditën e kaluar aktori i mirënjohur i skenës dhe teatrit Robert Ndrenika dha një fjalim para kolegëve aktorë dhe mediave prezente ku u shpreh kundra planeve të Ministrisë për të zhvendosur ambjentet e teatrit.

Ai tregoi se si hapësirat e Teatrit Kombëtar janë ngushtuar ndër vite nga kullat dhe bizneset përreth duke u’a vështirësuar punën aktorëve dhe duke minimizuar kushtet në të cilat ata punojnë.

Gjithashtu ai parajmëroi se me zhvendosjen e tij, qeveria po i hap rrugën ngritjes së kullave në qendër të Kryeqytetit ndërkohë që teatri do të shndërrohet në një aneks të padukshëm i ngrehinave të tjera.

Ndrenika ka shtuar se qeveria ka folur për krijimin e një teatri të ri por asnjë një masë nuk është marrë për ndërtimin e tij. Sipas tij, Turbina ishte qesharake dhe nuk bën për teatër, atë mund ta përdorë qeveria për fushata elektorale.

Pas deklaratave të aktorit ka ardhur edhe ajo e Ministres, Mirela Kumbaro. Ajo është shprehur se Teatri Kombëtar do të vazhdojë të jetë në funksion deri në ditën që do të vijë projekti i ri. Trupa e aktorëve do të zhvendoset në një mjedis shumë komod dhe ky fakt është dakortësuar edhe nga vetë artistët.