Showbiz

Pas mbidozës, flet për herë të parë e ëma e Demit: “Nuk e dinim nëse do të jetonte apo jo”

Rreth dy muaj më parë u njoftua se këngëtarja e famshme Demi Lovato ishte shtruar me urgjencë në spital pas një mbidoze droge. Pasi e rimori veten 25-vjeçarja u dërgua në rehabilitim ku po merr trajtimin e nevojshëm.

Tashmë që pjesa më e vështirë kaloi, mamaja e saj, Dianna de la Garza ka dhënë një intervistë për “Newsmax TV” ku rrëfeu detaje rreth ngjarjes së rëndë.

Ajo zbuloi se nuk ka dashur të flasë në media në lidhje me atë ditë pasi për të ishte shumë e vështirë. Dianna zbuloi se ditën e mbidozës nuk e dinte nëse vajza e saj do të jetonte apo jo.

Demi ishte në gjendje shoku, nuk lëvizte dhe nuk shihte aspak: “Ishim shumë të frikësuar, ajo nuk ishte e vetëdjshme dhe dukej sikur nuk arrinte të merrte frymë. Nuk kishim shpresa, fakti që shpëtoi e gjallë ishte një mrekulli” ,-tha Dianna gjatë intervistës.

Demi Lovato tani gjendet në një qendër rehabilitimi ashtu siç u këshillua nga skuadra e saj menaxheriale si edhe miqtë e ngushtë. Ajo është në terapi intensive dhe po lufton fort që ta mposhtë varësinë e saj.