Showbiz

Pas ndarjes nga Irina Shayk, Bradley Cooper në krahët e Lady Gaga?!

Tashmë është zyrtare që aktori Bradley Cooper dhe modelja Irina Shayk i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre.

Ditën e sotme bukuroshja është parë duke dalë nga shtëpia e tyre 4.5 milion dollarëshe me valixhe në duar ndërkohë që Cooper ka kaluar netët e fundit tek shtëpia e mikut të tij.

Fansat e zjarrtë të tyre janë të bindur se tani që çdo gjë ka marrë fund 44-vjeçari do të hidhet në krahët e Lady Gaga me të cilën ka qenë protagonist në filmin “A Star is Born”.

Disa mendojnë se fund të këtij viti, Gaga do të dojë të ketë një fëmijë me të.