Showbiz

Pas ndarjes nga ish pjesëtari i “One Direction”, Cheryl bëhet gati ‘ta kryqëzojë’ me një ‘diss’ muzikor

Së fundmi duket se çdo marrëdhënie shpaloset më mirë në një ‘diss’ muzikor. Shembulli perfekt për ketë është lufta e reperave Eminem dhe Machine Gun Kelly të cilët po hedhin vrerë mbi njëri-tjetrën në këngët e fundit të publikuara.

Këtë gjë me siguri do ta bëjë edhe këngëtarja e famshme Cheryl e cila ka vetëm pak javë që është ndarë nga Liam Payne me të cilin ka edhe një djalë të vogël me emrin Bear.

Përfaqësuesit e saj kanë zbuluar se ajo është duke bërë një këngë ku shpërfaq të gjithë marrëdhënien e saj me ish pjesëtarin e ‘One Direction”. Ajo do të zbulojë se përse janë ndarë dhe çdo të metë të këngëtarit dhe për këtë gjë Liam bën mirë të frikësohet pasi shumë të vërteta do të zbulohen shumë shpejt.