Celebrities Gossip Showbiz

Pas një pauze të shkurtër, Don Xhoni tashmë ka gati projektin e ri muzikor!

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

Tashmë kanë kaluar disa muaj nga publikimi i këngës së tij të fundit “A M’DON” dhe duket se këtë kohë përveç pushimeve, reperi ka punuar edhe për projektet e reja. Shumë shpejt do të publikohet kënga e tij e re e këtë na e ka treguar me një video të postuar në Instastory, ku na ka zbuluar edhe një pjesë të këtij projekti.

Së fundmi Don Xhoni ndodhej në Hollandë dhe është ndalur nga policia dhe arsyeja ende nuk dihet. Kështu ka lënë të kuptohet me anë të një postimi në Instagram, ku shihet makina me të cilën ai dhe vëllai i tij po qarkullonin dhe makina e policisë së bashku me policët.

Don Xhoni dhe modelja ruse, Ariana Lirey, kanë qenë një nga çiftet më të përfolur dhe të komentuar pak kohë më parë, ku pas një shkëputje disa mujore u ribashkuan. Madje pamë edhe një unazë në gishtin e modeles, por nuk e morëm vesh ‘kurrë’ se ndodhi në të vërtetë mes tyre. Por së fundmi, modelja ruse ka vendosur t’i zbulojë  vetë këto dilema. Në një bisedë virtuale me ndjekësit e saj, njëri prej tyre e pyet nëse e do ende Don Xhonin dhe përgjigja e modeles dukej vendimtare.