Showbiz

Pas publikimit të albumit të ri “Hurts 2B Human”, P!nk zbulon momentin e vështirë të abortit

Pasi lançoi albumin e shumëpritur “Hurts 2B Human” P!nk ndau me fansat lajmin e hidhur të jetës së saj.

Një ndër projektet muzikore të këtij albumi i quajtur “Happy” ka një kuptim të veçantë e personal për të. Nëpërmjet teksit të kësaj kënge ajo zbulon: “Që kur isha 17-vjeçe, gjithmonë e urreja trupin tim dhe ndihesha sikur ai më urrente”.

39-vjeçarja më pas tregoi se në këtë moshë pati abortin e saj të parë, vendimi më i vështirë që është detyruar të marrë ndonjëherë por që fatkeqësisht u pasua edhe nga disa të tjera.

Këngëtarja tashmë ka 2 fëmijë, vazjën Willou Sage 7-vjeçe dhe djalin Jameson Moon 2-vjeç nga martesa e saj 13-vjeçare me Carey Hart.