Showbiz

Pas shpërbërjes së “Fifth Harmony”, Lauren Jauregui pjesë e “Playboy”

Javën e kaluar vajzat e ish grupit të famshëm “Fifth Harmony” lajmëruan nëpërmjet një deklarate online se grupi do të shpërbëhej për një kohë të pacaktuar.

Ato mendojnë se ka ardhur koha për të nisur një karrierë solo dhe menjëherë pas ndarjes i janë futur punës për realizimin e projekteve të reja muzikore por edhe bashkëpunimeve me firma të ndryshme.

Lauren Jauregui, një ndër ish anëtaret më të komentuara për look-un dhe vokalin e saj së fundmi është bërë pjesë e numrit të ri të revistës “Playboy”.

Ajo ka realizuar një set fotografish që do të përdoren për numrin e ri të kësaj reviste ndërkohë që pamjet joshëse Lauren i ka postuar menjëherë në rrjetin social Instagram.

Gjithmonë me poza sensuale e joshëse por për shkak se bëhet fjalë për “Playboy” nuk mund të mungonin as ato provokuese.