Celebrities Music

Pas The Weeknd edhe artisti tjetër i njohur anulon koncertet e tij në Rusi dhe Ukrainë!

Teksa e gjithë bota i ka sytë nga Ukraina dhe luftës që po ndodh atje, të gjithë po mundohen që të solidarizohen dhe në një mënyrë apo në një tjetër të bëjnë diçka. Edhe këngëtari i njohur  Louis Tomlinson ka bërë me dije do të anulojë shfaqjet në Ukrainë dhe Rusi gjatë turneut të tij botëror këtë verë për shkak të ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur.

Këtë njoftim e bëri në një postim të shpërndarë me fansat në rrjetin social, Twitter ku kishte shkruar se:

Për shkak të ngjarjeve të fundit në Ukrainë, më duhet të njoftoj me trishtim se shfaqjet e turneut tim në Moskë dhe Kiev janë anuluar deri në njoftimin e mëtejshëm.Siguria e fansave të mi është prioriteti im dhe lutjet e mia janë me popullin e Ukrainës dhe me të gjithë ata që vuajnë nga kjo luftë e panevojshme.

Njoftimi i ish-anëtarit të grupit “One Direction” Tomlinson vjen në kohën kur tensionet vazhdojnë të rriten në pjesën e Europën Lindore, marrë parasysh që ushtarët rusë filluan një pushtim në Ukrainë që nga data 24 Shkurt. Këngëtari i “Defenceless” filloi turneun botëror ‘Louis Tomlinson’ më 1 shkurt dhe pritet të bëjë një turne në ShBA deri në mes të marsit, përpara se të shkojë në Europë gjatë muajit Prill dhe në Amerikën Latine gjatë sezonit të verës.

Ky nuk është artisti i parë i cili ka anuluar koncertet në Rusi.Vlen të theksohet gjithashtu se në këtë situatë të gjendur, ku jo vetëm fushat politike, ekonomike dhe ushtarake janë prekur edhe fusha e muzikës dhe e sportit gjithashtu kanë hasur probleme. Para disa ditësh është bërë e ditur se Eurovizioni ka vendosur të përjshtojë Rusinë nga gara muzikore për vitin 2022. Njoftimi është bërë i ditur përmes një postimi në faqen zyrtare në Twitter të Eurovision Song Contest.