Celebrities Gossip Showbiz

Pasi u tha se do i futej politikës, Dwayne Johnson i jep lamtumirën “Fast & Furious”?!

Aktori i njohur Dwayne Johnson ka zbuluar së fundmi se nuk do të luajë në asnjë prej filmave të ardhshëm të “Fast & Furious”.

U uroj shumë fat në ‘Fast 9’. Dhe u uroj fat në ‘Fast 10’ dhe ‘Fast 11’ dhe të gjithë filmat ‘Fast & Furious’ që do t’i bëjnë pa mua.

Sipas mediave, arsyeja e largimit të tij janë konfliktet e shpeshta që ai ka patur me producentin dhe aktorin Vin Diesel. Johnson ka qenë pjesë e filmit që nga viti 2011 kur u lancua “Fast Five”, në të cilin luajti rolin e agjentit të angazhuar për kapjen e Dominic Toretto (Vin Diesel).

Vin Diesel ka folur më në fund mbi grindjen e tij të shumëpërfolur me Dwayne “The Rock” Johnson në një ekskluzive për “Fast & Furious”. Të dy thuhet se kanë pasur një mosmarrëveshje gjatë gjithë xhirimeve të filmave të fundit. Diesel foli për revistën “Men’s Health” për filmin “Fast and Furious 9”, ku zbuloi se zanafilla e konfliktit ishin ndryshimet kreative mbi karakterin e Johnson, Luke Hobbs.

Ndërkaq, Dwayne po mendon seriozisht t’i futet politikës. Një sondazh i fundit zbuloi se 46% e të anketuarve do të mbështesnin kandidaturën e The Rock për president të SHBA-ve. Duke folur për “PEOPLE” aktori i “Hobbs & Shaw” pranoi se ai nuk është i sigurt nëse do të ketë durimin të merret me politikë dhe politikanë por e konsideroi si një nder pyetjen.

Evoluimi i “Fast and Furious” ka qenë vërtet magjepsës për t’u parë. Filloi si një film për garat e shpejtësisë në rrugë dhe u kthye në një rrugëtim me taktika dhe mjeshtëri. Episodet e fundit kanë prodhuar shumë momente kulminante, por ne po ju bëjmë pak nostalgjikë dhe po ju rikujtojmë disa nga ato më ikoniket në fillimet e “Fast and Furious”.