Showbiz

Pavarësisht sëmundjes, Elton John do të vazhdojë turneun muzikor

Ditën e kaluar u njoftua se Sir Elton John me shumë trishtim është detytuar të ndërpresë koncertin e tij në Zelandën e Re pasi humbi zërin për shkak të pneumonisë.

Megjithatë, përfaqësuesit e tij kanë treguar se këngëtari britanik do të vazhdojë turneun e tij të lamtumirës “Farewell Yellow Brick Road” pavarësisht gjendjes së rëndë shëndetësore.

72-vjeçari po performonte në stadiumin “Auckland Mount Smart” të dielën ku pas 2 orësh shfaqje i ka kërkuar ndjesë të pranishmëve duke u treguar se e ka të pamundur të vazhdojë performancën.