Politikë

PD: Qato u dorëhoq pas përplasjes me Ballukun për aferat e “Kardhiq-Delvinë”

Partia Demokratike reagoi një ditë pas dorëheqjes së Sonila Qatos si drejtore e ARRSH. Ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku tha se ky është tregues se banda kriminale e kreut të qeverisë, ka nisur luftën e brendshme për të ndarë plaçkën e grabitur nga populli. Sipas saj, fituesi i tenderit të rrugës Kardhiq-Delvinë shkaktoi konflikt mes ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe Qatos, pas prishjes së pazarit për kompaninë që do të fitonte miliona euro për 1 kilometër tunel.