Një pensioniste 72-vjeçare është burgosur nga autoritetet ruse pasi bëri kritika ndaj presidentit Vladimir Putin dhe luftës së tij në Ukrainë. Yevgeniya Maiboroda, nga rajoni i Rostovit, do të vuajë pesë vjet e gjysmë pas hekurave për dy postime në mediat sociale, në një nga dënimet më të rënda që nga fillimi i luftës pothuajse dy vjet më parë.
Dënimi i ashpër është pjesë e ligjit rus që ndalon informacionet e rreme për ushtrinë e Putinit dhe është interpretuar si një paralajmërim për të tjerët nga qeveria. Maiboroda pranoi se kishte ripostuar materiale në llogarinë e saj të mediave sociale por mohoi se ajo ishte e motivuar nga ‘urrejtja politike’.
Ndërkaq, gjeneralët e lartë të NATO-s kanë paralajmëruar se Vladimir Putin mund të godasë objektiva në të gjithë Evropën në një luftë gjithëpërfshirëse kundër Perëndimit. Udhëheqësit i thanë “Times” se blloku mund të ketë jo më pak se tre vjet për t’u përgatitur për një ofensivë të mundshme ruse në tokën evropiane, e cila do të shihte sulme kundër infrastrukturës civile dhe ushtarake thellë pas vijave të frontit.