Showbiz

“People” shpall John Legend mashkullin më seksi të vitit

As vetë John Legend nuk e besoi se revista prestigjose “People” e kishte përzgjedhur si mashkullin më seksi të vitit 2019.

Këngëtari i hitit “All of Me” pati një vit mëse të suksesshëm në karrierën muzikore pasi është një ndër të paktë artistë që ka fituar titullin “EGOT” pasi është vlerësuar me të gjitha çmimet më të rëndësishme si; “Emmy”, “Grammy”, “Oscar” dhe “Tony”.

Gjithashtu John Legend është i pari këngëtar afro-amerikan që mban një titull kaq të rëndësishëm dhe bashkëshortja e tij Chrissy Teigen nuk mund të ishte më krenare.

Kujtojmë se vitin e kaluar mashkulli më seksi u shpall aktori Idris Elba.