Celebrities Gossip Showbiz

Për çfarë po na përgatit Don Xhoni?

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

E projektet më të fundit në fakt padyshim që ia ka mbushur zemrën plot të gjithë fansave të tij të zjarrtë. Reperi i hitit ‘Katile’ ka shumë pak që ka publikuar EP-në e tij të parë (mini- album) dhe projektin solo ‘Rruga’. E duket se gjithçka çfarë kemi parë nga Don Xhoni nuk janë asgjë. Vetëm disa orë më parë me anë të një Instastory teksa ka ndarë me ndjekësit një video duke ushtruar boks, një nga pasionet e tij më të mëdha përpos muzikës, krahas ka shkruar:

Sikur vjet, e keni edhe sivjet! Shihemi së shpejti!

Epo, duke qenë se viti i kaluar për Don Xhonin ka qenë me të vërtetë i suksesshëm presim që edhe ky vit të jetë i tillë…

Reperi, gjithashtu njihet edhe për miqësinë shumë të mirë që ka me këngëtarin Butrint Imeri dhe shpesh e postojnë njëri-tjetrin në rrjete sociale ashtu si kanë qenë dhe më të fundit ku teksa kanë treguar se kanë qenë së bashku për të performuar në një koncert në Dusseldorf,  krahas duket se na kanë zbuluar dhe një ‘sekret të vogël’.