Health & Beauty Lifestyle

Për ju që punoni me orë të gjata ulur dhe i thoni ‘jo’ aktivitetit fizik!

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) deklaron se aktiviteti i pamjaftueshëm fizik është përgjegjës për vdekjen e 3.2 milionë njerëzve çdo vit dhe është shkaku i katërt kryesor i vdekjeve në botë. Honey Fine, një trajnere personale dhe instruktore e fintesit, veçoi problemet që lindin për shkak të qëndrimit ulur për një kohë të gjatë. Ajo shpjegon:

Qëndrimi ulur mund ta ngadalësojë metabolizmin tuaj dhe të ndikojë në rritjen dhe forcën e muskujve, gjë që mund të çojë në dhimbje. Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë mund të shkaktojë gjithashtu probleme me shpinën, që është një problem i zakonshëm për njerëzit që punojnë në zyra. Shpinat e tyre janë vazhdimisht nën stres dhe presion, gjë që çon në shumë probleme më vonë gjatë jetës.

Prej kohësh besohet se 10.000 hapa në ditë është “numri magjik” i nevojshëm për të qëndruar të shëndetshëm dhe në formë, por hulumtimet e reja tregojnë se mjafton shumë më pak. Një analizë e më shumë se 226.000 njerëzve në mbarë botën, zbuloi se 4.000 hapa në ditë janë të mjaftueshëm për të reduktuar rrezikun e vdekjes së hershme. Pak më shumë se 2.300 hapa do të jenë të dobishëm për zemrën dhe enët e gjakut dhe sa më shumë hapa të bëni, aq më të mëdha janë efektet pozitive.

Ecja ul presionin e gjakut, forcon muskujt që mbrojnë kockat dhe rrit nivelin e energjisë dhe gjithashtu ndihmon në ruajtjen e peshës trupore me një dietë të shëndetshme. Gjithashtu, ka një efekt pozitiv në shëndetin mendor. Për ata që punojnë në zyra, këshillohet të ngrihen dhe të ecin pak minuta pas çdo ore. Ecja është ushtrimi më i mirë për gratë shtatzëna. Rekomandohet të ecni për 30 minuta çdo ditë.