Health & Beauty Lifestyle

Përdoren edhe sot, produktet e lëkurës që bënin mrekulli te mbretëreshat egjiptiane!

Ka disa trajtime dhe përbërës për kujdesin e lëkurës që kanë ekzistuar që nga kohërat e lashta. Me kalimin e viteve dhe me përvetësimin e më shumë njohurive, disa nga ato tradita të dashura të kujdesit të lëkurës u lanë në të kaluarën për trajtime më efektive dhe teknologji të reja. Megjithatë, një pjesë e vogël i kanë qëndruar provës së kohës për shkak të efikasitetit të tyre, siç është përdorimi i kripës së detit për eksfolim.

Dermatologia Mona Gohara, shpjegoi se si egjiptianët e lashtë përdornin kripën e detit si një eksfoliant për të lëmuar lëkurën, që është edhe sot baza e shumë prej produkteve kozmetike që blejmë. Ajo i vlerësoi egjiptianët e lashtë si ndikuesit origjinalë të bukurisë për shkathtësinë e tyre me materiale natyrore për të krijuar përzierje për kujdesin e lëkurës, që njerëzit ende i përdorin edhe sot e kësaj dite.

Gohara prezanton një tjetër teknikë të kujdesit të lëkurës që ne kemi marrë nga mbretëreshat egjiptiane. Në kohët e lashta, mbretërit afrikanë kombinonin argjilën dhe vajin e ullirit në një pastë sapuni për të pastruar fytyrat e tyre. Përdorimi i dy materialeve natyrore doli shumë i dobishëm.

Ata kanë gjetur një produkt me shumë funksione, argjila që është absorbuese dhe vaji që është zbutës. Është një formulim që përdoret ende në pastruesit e fytyrës që mund të blini sot.

Produktet e sotme të pastrimit të lëkurës, funksionojnë ngjashëm me pastat që përdornin dikur egjiptianët e lashtë. Sot, dermatologët shpjegojnë me argumente shkencorë vlerat e këtyre përbërësve në lëkurë. Vaji e hidraton dhe zbut lëkurën, ndërsa argjila pastron, rigjeneron lëkurën, largon qelizat e vdekura. Të gjitha këto informacione i kanë ditur egjiptianët e lashtë.

Ndërkaq, sa i përket kujdesit ndaj lëkurës, së fundmi ‘Google’ ka publikuar se cilat kanë qenë pyetjet më të shpeshta në kërkimet e vitit 2021. Duket se gjatë vitit që lamë pas, ka pasur interes për gjithçka që lidhet me këtë tematikë. Për të marrë përgjigje për secilën nga këto pyetje, mund të lexoni duke klikuar në këtë link.