Celebrities Gossip Music Showbiz

Performanca “live” e Billie Eilish na la pa fjalë…

Billie Eilish, artistja shumë e dashur për publikun shqiptar dhe të huaj kohët e fundit po vjen me surpriza të njëpasnjëshme për fansat. Nga publikimi i albumit “Happier Than Ever” deri te koncerti “Happier Than Ever: A Love Letter To Los Angeles”, një bashkëpunim me Gustavo Dudamel, gjithçka që Billie bën po merr pëlqimin e ndjekësve të saj.

Duket se artisja po përqëndrohet shumë kohët e fundit në artin që bën, teksa çdo ditë përpiqet të mbushë zemrat e fansave me një projekt të saj në fushën e muzikës. Ajo që tërhoqi vëmendjen e ndjekësve këtë radhë, ishtë një video që Billie postoi në Instagram.

Një perfomancë “live” e saj e “Male Fantasy” që na la të gjithëve pa fjalë. Siç është shprehur vetë këngëtarja, ajo ka shumë dashuri për këtë këngë. Ndërkohë që, fansat dukeshin shumë të kënaqur nga ky postim i artistes, teksa njëri i komenton se zëri i saj është gjithçka për të, e një tjetër i thotë se duket ëngjëllore.

Të gjithë komentet e tyre shprehnin admirim për Billie, jo vetëm për zërin e saj të mrekullueshëm, por edhe për performancën në tërësi. Në video shfaqej Billie Eilish teksa këndonte në një dhomë, dhe fansat nuk mbetën pa komentuar veshjen e saj të thjeshtë por shumë të bukur.

Edhe në këtë performancë “livë” të këngës së saj, Billie na la pa fjalë. Zëri i saj mbrësëlënës dhe mënyra si ajo e trajton këngën, janë detaje që e bëjnë Billie të konsiderohet një artiste e vërtetë me kuptimin e plotë të fjalës.