Bota

Përkeqësohet situata nga COVID-19, Turqia hyn në karantinë të plotë!

Pas rritjes së rasteve të reja dhe vdekjeve si pasojë e COVID-19, Turqia hyn për herë të parë në një karantinë të plotë mbarëkombëtare.

Qytetarët do të lejohen të dalin gjatë ditës vetëm për blerje thelbësore. Masat e reja kufizuese, të vendosura në një kohë kur mjaft shtete të tjera janë duke i lehtësuar kufizimet e tyre, kanë shkaktuar pakënaqësi.

Nga masat e izolimit sakaq përjashtohen turistët, të cilët mund të lëvizin nëpër rrugë të lirë.

Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, Turqia cilësohej një histori suksesi me veprimet e saj të shpejta kundër pandemisë, që i sollën edhe lëvdatat e OBSH-së. Por sivjet, ajo rreshtohet mes vendeve të prekura më rëndë nga Covid 19, me nivelin më të lartë të infektimeve në Evropë.