Fjalimi i Madonna-s në “MTV VMA” ishte një ndër momentet më të bukura të mbrëmjes.
Ajo i kushtoi një tribut këngëtares së ndjerë të muzikës ‘soul’, Aretha Franklin e cila u nda nga jeta më 16 gusht në moshën 76-vjeçare.
Madonna u shpreh se karriera e saj nuk do të kishte qenë kurrë kaq e suksesshme pa ndikimin e Aretha Franklin e cila ka qenë si një mësuese për të.
“Aretha Franklin ndryshoi rrjedhën e jetës sime” ,-tha Madonna e përlotur. Më pas ajo ka bërë një retrospektivë të fillimeve të karrierës së saj kur performonte këngët e Arethas për të zënë një vend në industri.