Aktualitet

Përplasja në KQZ për juristin, reagon Komisioni i Rithemelimit!

Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit reagon për vendimin e djeshëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që si përfaqësues të PD-së në këtë institucion njohu të dërguarin e Lulzim Bashës.

Deklarata e Komisionit:

Edi Rama dhe Lulzim Brava janë një!

Dje, Celibashi i narkopartisë me urdhër të kreut të meduzës Edvin Rama refuzoi përfaqësuesin legjitim të PD në KQZ dhe pranoi përfaqësuesin e Peng Bashës duke shkelur kështu rëndë Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Me këtë akt antiligjor antikushtetues, Edi Rama thellon më tej qëndrimin e tij monist dhe kundër pluralizmit politik. Duke pranuar përfaqësuesin e Peng Bravës në KQZ, Edvin Kristaq Koleka dëshmon urrejtjen atërore ndaj pluralizmit të vërtetë politik.

Me këtë rast, paralajmërojmë Edvin Ramën se për këtë akt të ri armiqësor ndaj PD, pluralizmit politik dhe demokracisë në Shqipëri e pret se bashku me Peng Bravën e tij fundi i një diktatori të urryer të kombit shqiptar dhe se me asnjë manovër antidemokratike nuk do mund të pengojë fitoren më 6 mars të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj.

Përplasja Berisha-Basha u zhvendos në nivel juristësh në KQZ. Ivi Kaso ishte i pari që dje u ul në vendin rezervuar partive politike, duke pretenduar se përfaqëson demokratët në  mbledhje. Pak minuta më vonë, në sallë u shfaq juristi Indrit Sefa, i cili në emër të Lulzim Bashës kërkoi të sqarohet pozicioni i tij si përfaqësues ligjor i Partisë Demokratike.

Në mbledhjen pasuese të Komisionit Rregullator, Ivi Kaso, përfaqësues ligjor i Berishës, nuk u paraqit. Me shumicë votash u vendos që partitë politike kanë afat deri më 31 janar për t’u regjistruar në KQZ, ndërsa koalicionet zgjedhore deri më 1 shkurt për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit në bashkitë Durrës, Shkodër, Dibër, Vorë, Lushnje e Rrogozhinë.

9 shkurti është afati për regjistrimin e kandidatëve në garë.  Partia Demokratike kërkoi më shumë kohë për fushatë, por KQZ-ja iu la  subjekteve garuese vetëm dy javë. Fushata duhet të nisë më 19 shkurt.