Bota

Përplasje Gjermani-Poloni për tanket në Ukrainë!

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock pranon se i ashtuquajturi “Plan i shkëmbimit rrethor për dërgesat indirekte të armëve në Ukrainë” nuk po funksionon sipas planifikimeve. Por, hedh poshtë kritikat e ashpra të Varshavës që akuzon Berlinin për shkelje të premtimeve e për mashtrim në planin që përfshin edhe tanket.

Në një situatë si kjo, askush nuk e mashtron fqinjin e vet europian. Situata është e pakënaqshme për të dyja palët. Por, në luftë nuk dihet gjithmonë menjëherë mënyra e përsosur. Shkëmbimi rrethor, ku Polonia dërgon tanke të epokës sovjetike në Ukrainë dhe Gjermania ose aleatët e tjerë i ofrojnë polakëve zëvendësime më të reja, u iniciua sepse dukej se ishte mënyra më e mirë e më e shpejtë në atë kohë. Ideja ishte që ushtarët ukrainas të merrnin shpejt pajisje të rënda ushtarake, që t’i përdornin pa trajnime të gjera.

Por, Varshava nuk është e kënaqur me rezultatin. Zëvendësministri i Jashtëm polak, Szymon Szynkowski:

Premtimet gjermane për shkëmbimin rrethor të tankeve kanë rezultuar të jenë një manovër mashtruese. Së pari, gjermanët u kanë ofruar polakëve tanke që ishin më të vjetër se ata që Polonia i dha Ukrainës. Kjo ofertë ishte e papranueshme, sepse ne nuk kemi interes të përkeqësojmë gjendjen e armatimit tonë dhe të trajnojmë ushtarët tanë me pajisje të viteve ’60.

Kryediplomatja Baerbock tha se “që në fillim ishte e qartë se sigurisht që ne nuk mund të zëvendësojmë menjëherë çdo tank brenda natës”.

Ata mund të thonë se ne duam më shumë nga ju, por tanket që kanë, mund të dorëzohen direkt në Ukrainë. Meqenëse programi i shkëmbimit, padyshim nuk po shkon siç ishte planifikuar, qeveria gjermane tani po shqyrton pse kjo nuk po ndodh. Ndihma me armë për Ukrainën nuk ishte vetëm për tanke, por edhe për pajisje të tjera të rënda. Disa herë e kam bërë të qartë se duhet të shikojmë si mund të ofrojmë më shumë mbështetje për artilerinë.