Gossip

Përse flokët e Donald Trump janë thuajse gjithmonë në gjendje të keqe…

Kur Donald Trump u shfaq në gjykatën federale të Manhatan-it në fillim të kësaj jave, vëzhguesit vunë re se flokët e tij dukeshin me një nuancë tjetër të anuar më shumë në portokallinë e hapur. Një burim i brendshëm ka shprehur:

Ngjyra e flokëve të Trump mund të ndryshojë shpesh nga bjonde e errët në të hapur në portokalli të ndezur në varësi të asaj se sa kohë mund ta nxisë parukierja e tij të qëndrojë ulur dhe ta lërë ngjyrën të bëjë punën e saj. Miqtë thonë se ai është aq i paduruar sa rrallë i jep parukierit 30 deri në 45 minuta kohë. Ata duhet ta mbajnë ngjyrën e tij të qëndrueshme. Sa më pak kohë t’i japë, aq më shumë ngjyrë portokalli bëhen flokët e tij, pasi duhet kohë për të pasur flokët bionde më të errëta, siç është qëllimi final.

Rikujtojmë, se Gjykata ka urdhëruar ish-presidentin Donald Trump që t’i paguajë 18.3 milion dollarë si dëmshpërblim dhe 65 milion dollarë për dëme ndëshkuese ndaj autores E Jean Carroll, pas akuzave për përdhunim. Shuma totale arrin në 83.3 milion dollarë në total. Trump nuk ishte në gjykatë, pasi u largua para se të jepej vendimi.

Trump përsëriti qëndrimin e tij se pretendimi i Carroll ishte sajesë dhe ai nuk e kishte përdhunuar, por juria vendosi në favor të autores. Trump fitoi zgjedhjet paraprake republikane në shtetin Nju Hampshire, duke përforcuar edhe më tej mundësinë për të marrë emërimin e Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Rezultati shënon një hap prapa për ish-ambasadoren amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, e cila investoi kohë dhe burime të konsiderueshme financiare për ta mundur zotin Trump.