Big Brother Radio Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

“Personazhe që janë përgatitur dhe frymëzuar nga…”/Antoneta Koçi dhe Monika Lubonja analizojnë lojën e banorëve!

Mbrëmjen e sotme të ftuara në emisionin “Big Brother Radio” kanë qenë Antoneta Koçi dhe Monika Lubonja në studio dhe Efi Dhedhes dhe Balina Bodinaku nëpërmjet lidhjeve telefonike për të dhënë mendimin e tyre për debatin e ashpër mes banoreve Sara dhe Françeska brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Rikujtojmë se gjithçka nisi pasi Sara i mbylli derën e tualetit Françeskës. Më pas ajo ka tentuar të dalë dhe në një moment Sara e ka shtyrë, por edhe Françeska ka vepruar në të njëjtën mënyrë. Por kush do të përjashtohet dhe kush do të dënohet, të paktën kështu thuhet në promo-n e publikuar në lidhje me spektaklin e ditës së nesërme.

Monika dhe Antoneta kanë bërë një analizë në fillim duke e lidhur edhe me edicionin e parë dhe të dytë të Big Brother VIP ku u shprehën se:

Antoneta: Që në fillim e pashë që kishte më shumë personazhe që ishin përgatitur edhe ishin frymëzuar nga formula e suksesit të BBV2. E ndjeva që do të ishte shumë problem për disa nga lojtarët që do të zgjidhnin atë rrugën e drejtë dhe më të qetë të argumentit. Është unik sepse janë shumë personazhe që janë frymëzuar, nuk ka qenë si në BBV të tjerë që ka pasur tre ose katër maksimumi pesë personazhe që kanë qenë të përfshirë me kokë. 

Monika: Jam dakord me pjesën që kanë ardhur të përgatitur por jam edhe shumë saktë me këtë që do të them: Modeli i BBV2 që filloi me bullizime, me dhunë u mor si një frut i mirë po e themi dhe u tret në stomakun e tyre në mënyrën më agresive.

Antoneta: Edhe njerëzit e showbiz-it që e shohin herë pas here BBV si publik por më pas e mendojnë të futen vetë bëjnë disa analiza ku shohin se një gjë që për të cilën shumë personazhe gjykohen, kthehet në fakt në një armë të tyre për të ecur më shumë dhe për t’u bërë më popullor në fushën e showbiz-it.