Showbiz

Pink del nga spitali pasi sëmuret, këngëtarja kërcënon paparacët që e ndjekin kudo

Javën e kaluar këngëtarja e famshme Pink shtrohet me urgjencë në spital për shkak të një gjendje të rëndë virale.

Ajo është detyruar të anulojë koncertin e saj në Sydney pasi kaloi në dehidratim gjatë provave gjenerale. Pink ka dalë nga spitali mbrëmjen e kaluar dhe ka falenderuar të gjithë fansat e saj për mesazhet e ëmbla dhe mbështetjen.

Këngëtarja gjithashtu ka paralajmëruar të gjithë paparacët që e ndjekin kudo duke i thënë se ajo po i vëzhdon dhe nëse ata përpiqen të thyejnë privatësinë e saj, Pink do të sigurohet që të marrë hak.