Food & Drink Health & Beauty

Pjesëmarrja e lartë e folateve në ushqimin e grave, ja se për çfarë shërben!

Kanceri i zorrës së trashë është një tumor malinj që prek pjesën e zorrëve. Edhe pse zakonisht prek të moshuarit, kanceri i zorrës së trashë mund të shfaqet në çdo moshë. Ai fillon si grumbullime të vogla jo kanceroze qelizash të quajtura polipe, që formohen brenda zorrës së trashë. Me kalimin e kohës, disa nga këto polipe mund të zhvillohen në kancer të zorrës së trashë. Pjesëmarrja e lartë e folateve në ushqimin e grave mund të ulë dukshëm gjasat e tyre për të vuajtur nga kanceri i zorrës së trashë.

Këtë kanë bërë të ditur shkencëtarët jugkoreanë. Në hulumtim kanë marrë pjesë më shumë se 1100 persona. Ato kanë treguar se gratë të cilat kanë konsumuar më shumë folate me ushqim, më shumë se 270 mikrogram në ditë janë më pak të rrezikuara të vuajnë nga kanceri i zorrës së trashë.

Acidi folik, i njohur edhe si vitamina B9, nuk ka ndikuar në zhvillimin e kancerit të zorrës te meshkujt. Folatet janë të pranishme në perimet e gjelbra dhe agrumet, ndërsa organizmi i shfrytëzon ato për të ndërtuar nukleotide, pjesë përbërëse të ADN-së dhe ARN-së, për të kopjuar ADN-në dhe funksionet tjera të rëndësishme gjenetike. Sipas hulumtuesve, ulja e konsumimit të folateve, rrit gjasat për paraqitjen e mutacioneve gjenetike.

Folatet dhe acidi folik janë e njëjta gjë. Folati është një formë e vitaminës B, e cila gjendet natyralisht në ushqim si vitamina B9. Acidi folik është versioni sintetik i gjendur në suplemente i folatëve. Është e rëndësishme të dimë që folatet nuk krijohen nga trupi ynë, prandaj është e rëndësishme që të ushqehemi me ushqime të cilat e kanë atë në përbërjen e tyre.

Duke qënë se acidi folik është një vitaminë lehtësisht e tretshme në ujë, ai humbet gjatë gatimit të perimeve. Kjo mund të reduktohet duke shmangur kohën e gjatë të gatimit dhe duke i gatuar perimet me avull në vend të zierjes. Disa burime të mira me folate janë spinaqi, lakra e Brukselit, lakra, brokoli, bishtajat dhe zarzavatet, portokalli dhe lëngu i portokallit, tëshëra, mishi i pulës, mishi i derrit, produktet e detit si dhe disa drithëra mëngjesi.