Showbiz

P!nk mbyll “Brit Awards” me një performancë të paharrueshme

U mbajt mbrëmjen e kaluar në “O2 Arena” në Londër, ceremonia vjetore e ndarjes së çmimeve britanike të muzikës.

Ndër këngëtarët që performuan ishin Dua Lipa, Sam Smith, Calvin Harris, Rag ‘n’ Bone, Little Mix por askush nuk tërhoqi vëmendjen ashtu si P!nk.

Këngëtarja amerikane u nderua me çmimin më të rëndësishëm të “Brit Awards”, “Outstanding Contribution to Music” dhe performanca e saj 11 minutëshe ishte ajo që mbylli mbrëmjen.

P!nk këndoi dhe performoi live një kolazh të këngëve të saj më të bukura ndër vite që kanë kryesuar chart-et muzikore dhe janë kthyer në hite falë mesazhit pozitiv që ato përcjellin.

Në skenën e madhe këngëtarja u shfaq me këngët “Walk Me Home”, “Just Like Fire”, “Just Give Me a Reason”, “Try” dhe “What About Us”.