Showbiz

P!nk pritet të nderohet me çmimin e rëndësishëm në “Brit Awards”

Këngëtarja legjendare P!nk ditën e kaluar u nderua me yllin e saj në bulevardin “Walk of Fame” në Los Angeles, Hollywood për karrierën e saj të suksesshme muzikore dhe kontributin që ka dhënë në industrinë e muzikës.

Duket se nuk ka mjaftuar vetëm kjo por vetëm pak orë më vonë akademia e muzikës britanike ka lajmëruar se këngëtarja gjithashtu do të nderohet me një çmim shumë të rëndësishëm në ceremoninë “Brit Awards” më 20 shkurt në “O2 Arena”.

39-vjeçarja do të nderohet me çmimin për kontributin madhështor në muzikë dhe për këtë është shprehur jo vetëm e lumtur por ende e ka të vështirë të besojë se po shpërblehet në këtë mënyrë.

Ajo do të jetë artistja e parë jo britanike që rrëmben një çmim kaq special. P!nk është gjithashtu e nominuar në “Grammy Awards” si pretendente në kategorinë “Pop Vocal Album”.