Celebrities Gossip Showbiz

“Po e heq se nuk më pëlqen fare”, Armina Mevlani nuk e kursen mendimin për Einxhel!

Einxhel Shkira është një nga banoret më të përfolura të shtëpisë së ‘Big Brother VIP’. Padyshim që kundrejt saj nuk kanë munguar komentet si pozitive ashtu edhe negative dukeqenëse ka qenë një personazh kryesor i këtij programi.

Ashtu si dhe banorëve të tjerë, ka mendime të ndryshme për gjithësecilin dhe në një reality-show kaq të përfolur sa ‘Big Brother VIP’ nuk mund të mungojnë as komentet edhe nga personazhe të famshëm. Shpesh, artistë të ndryshëm kanë komentuar lidhur me ngjarjet që kanë ndodhur në ‘BBV’ dhe më e fundit është nga Armina Mevlani.

Teksa në emisionin ‘Goca dhe Gra’ është diskutuar për fituesin e këtij edicioni, blogerja shprehu pëlqimin e saj dhe krahas nuk e kurseu një ‘thumb’ për Einxhel Shkirën.

Këtë Einxhel po e heq se nuk më pëlqen fare. Për mua e fiton Iliri për artistin që është dhe kontributin e tij. Ai është shumë i suksesshëm, ia ka nisur nga zero dhe ka arritur të bëjë emër në një vend të huaj.

Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri kanë hyrë dy opinionistët Arbri dhe Balina dhe vlen të theksojmë se u pritën mjaft mirë nga banorët e “BBV”. Fillimisht ata pinë një kafe dhe më pas darkuan duke shijuar gatimet e konkurrentëve të cilët i kishin përgatitur enkas për ata.

Hyrja e Arbrit dhe Balinës ngjalli diskutime të pafundme të cilat vijuan edhe pas ikjes së tyre nga shtëpia. Ka qenë Einxhel ajo e cila në një bisedë me banorët ka shprehur se dëshiron shumë ta përjetoj finalen.