Celebrities Gossip Showbiz

Einxhel Shkira: “Me ose pa 10 mijë euro dua të përjetoj finalen, nuk dua ta shoh nga shtëpia”

Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri kanë hyrë dy opinionistët Arbri dhe Balina dhe vlen të theksojmë se u pritën mjaft mirë nga banorët e “BBV”. Fillimisht ata pinë një kafe dhe më pas darkuan duke shijuar gatimet e konkurrentëve të cilët i kishin përgatitur enkas për ata.

Hyrja e Arbrit dhe Balinës ngjalli diskutime të pafundme të cilat vijuan edhe pas ikjes së tyre nga shtëpia. Ka qenë Einxhel ajo e cila në një bisedë me banorët ka shprehur se dëshiron shumë ta përjetoj finalen. Ajo ka shprehur se:

Unë e kam thënë që kur Arjola ka dalur dhe na u shtua një 15-tshe që më mirë të na kishin shtuar një finalist se sa një 15-tshe 100.000 euroshit. Dua të jem me 18 shkurt, ta përjetoj si spektakël, nuk dua ta përjetoj si spektaktore, ta shikoj as nga studio as nga shtëpia. Përderisa kam arritur deri këtu përse mos ta përjetoj edhe atë natë, jam e sigut që produksioni, “Vëllai i Madh” për atë natë kanë rezervuar qershinë mbi tortë dhe dua të jem te ajo gjëja, kam dëshirë të jem me ose pa 10-mijshen. Dhe sikur të jem e pesta apo e gjashta, apo edhe sikur të jetë ‘hajd se po e fusim edhe këtë’ kam ardhur deri këtu, përse të mos rri edhe ato 3 ditë.