Celebrities Gossip Showbiz

Po ju si mendoni ngjason Sarah Berisha me Zendaya-n?

“Big Brother VIP” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit. Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion.

Një banore e cila shkaktoi jo pak bujë ishte dhe Sarah Berisha, e cila me lidhjen e saj me PM shkaktoi shumë thashetheme duke u bërë gjithashtu kryefjalë e mediave. Por, jo vetëm për këtë pasi bukuroshja padyshim që është një personazh shumë i dashur edhe për publikun edhe për karizmën dhe thjeshtësinë e saj.

Së fundmi, blogerja ka pyetur ndjekësit e saj nëse ngjason me aktoren shumë të njohur Zendaya. Disa tipare të bukurosheve janë të ngjashme, por po jua lëmë ju në dorë ta vlerësoni, ku mund dhe të komentoni mendimin tuaj në faqen zyrtare të Top Albania Radio.

Javën e kaluar në ‘Pardon My French’, ishin të ftuara Sarah dhe Ditea Berisha. Dy bukuroshet nuk janë shfaqur shpesh në intervista ndaj dhe interesi për to është mjaft i madh. Mirëpo, padyshim për Sarën ka një tjetër vëmendje pas daljes nga ‘BBV’ dhe sidomos mbi marrëdhënien e saj me Dj PM, një banor të shtëpisë me të cilin krijoi lidhje dashurie.

E pyetur se si po shkon lidhja në distancë dhe për çfarë zihen më shpesh, blogerja nuk na e kurseu një përgjigje.