Showbiz

Poston foto lakuriq për ditëlindje, reagon e turpëruar vajza e Gwyneth Paltrow

Aktorja Gwyneth Paltrow sot mbush 48-vjeç dhe është më energjike dhe më në formë se kurrë.

Ylli hollivudian ka vendosur që në ditën e saj të veçantë të postojë një foto siç e ka bërë nëna. Ajo ka publikuar në Instagram një foto ku shfaqet krejtësisht lakuriq ndërkohë që falenderon fansat për urimet e përzemërta.

Teksa të gjithë kanë komentuar për format e saj perfekte trupore e mbi të gjitha për guximin që tregoi me postimin e kësaj fotoje, ajo që ka tërhequr vëmendje ishte reagimi i vajzës së saj.

“MAMI” -shkruan 16-vjeçarja e turpëruar nga veprimi i nënës së saj. Megjithatë Gwyneth nuk e ka vrarë aspak mendjen por i ktheu përgjigje të bijës me disa emoji buzëqeshjeje.

Po ju jeni ndjerë ndonjëherë të turpëruar nga ndonjë veprim i prindërve tuaj?!