Bota

Prej javësh në burg, tjetërsohet kritiku i Kremlinit Aleksei Navalny! (fotot).

Kritiku i Kremlinit, Aleksei Navalny doli para gjykatës pas ndërprerjes së grevës tre javore të urisë. Me kokë të rruar dhe fytyrë të tronditur, Nalavny akuzoi presidentin rus, Vladimir Putin se po bën përpjekje për të qeverisur Rusinë “përgjithmonë” dhe se kujdeset vetëm për “mbajtjen e pushtetit”.

Edhe pse dukej i lodhur, gjuha e tij ishte më e ashpër se kurrë më parë.

Ai e përshkroi Putinin si një “mbret pa rroba i cili po plaçkiste njerëzit” dhe po u pengonte rusëve një të ardhme. Ai tha se Rusia nën sundimin e Putinit “vazhdon të degradohet çdo vit”.

Gjykatësi refuzoi apelin e Navalny kundër një gjobe për shpifje ndaj një veterani të Luftës së Dytë Botërore.

Komentet e kritikut më të zëshëm të Putinit erdhën disa orë pasi aleati i tij i ngushtë, Leonid Volkov, postoi një video në YouTube duke thënë se rrjeti i selisë rajonale Navalny po mbyllej pasi ishte bërë “e pamundur” të mirëmbaheshin operacionet pas goditjes nga autoritetet e Rusisë.

Gjykata e Qytetit të Moskës tha më 29 prill se më 17 maj do të vendosë lidhur me një kërkesë të paraqitur nga prokurorët për të shpallur si “ekstremiste” tre organizata të lidhura me Navalnyn: Fondacionin Anti-Korrupsion, Fondacionin e Mbrojtjes së të Drejtave të Qytetarëve dhe selitë rajonale Navalny.

Organizata ndërkombëtare Amnesty International ka thënë se kjo masë është “një nga goditjet më serioze për të drejtat e lirisë së shprehjes në historinë post-sovjetike të Rusisë”.