Aktualitet

Presidenti i ri/ Konferenca e Kryetarëve mblidhet nesër për raundin e katërt!

Konferenca e Kryetarëve do të mblidhet nesër në orën 14:00 për të caktuar datën për raundin e katërt.

“Të nderuar kolegë, nesër ditën e martë, datë 31 maj, ora 14.00 do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve, e cila do të shqyrtojë disa çështje në rendin e ditës.

Në pikën për përcaktimin e datës së votimit të katërt  për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, seanca do të transmetohet live në faqen ËEB dhe FB të Kuvendit. Operatorët mund të ndjekin fillimin e mbledhjes së Konferencës për plane, ndërsa gazetarët mund të ndjekin mbledhjen gjatë kohës ku do të shqyrtohet çështja per zgjedhjen e Presidentit.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, mund të më shkruani për çdo nevojë për mbështetje apo sqarim”, thuhet në njoftim.