Showbiz

Prestigjosia “People” shpall Idris Elba mashkullin më seksi të vitit

Aktori i famshëm Idris Elba u shpall nga revista prestigjose “People” si mashkulli më seksi i këtij viti dhe fansat e tij nuk mund të ishin më të lumtur.

46-vjeçari ka qenë në një lidhje live satelitore me Jimmy Kimmel në “Tonight Show” ku ka folur për herë të parë për këtë vlerësim.

Me shumë humor ai u shpreh se mamaja e tij është më lumtur se çdokush tjetër por krahas shakave, aktori ndihet mjaft i vlerësuar dhe i lumtur që arriti të mundë disa rivalë të fortë.

Idris ishte përballë Michael B. Jordan, Jason Momoa dhe Chris Pratt në kandidaturën për mashkullin më seksi të vitit dhe siç shihet edhe nga kopertina, ai doli fitimtar.