Lifestyle

“Prindërit duhet të refuzojnë idenë se ka vetëm një mënyrë për të pasur sukses…”/Studiuesja e Harvardit vjen me disa këshilla!

Investimet e ndryshme që prindërit bëjnë për fëmijët e tyre mund t’i përkeqësojnë ata duke mos i nxitur të bëjnë gjërat që duan. Këtë ka pohuar studiuesja Jennifer Breheny Wallace. Ajo e quan qasjen “efekti encore” ose e thënë me fjalë më të thjeshta kur një fëmijë detyrohet të performojë apo japë më shumë nga kapaciteti i tij/saj. Prindërit që ushtrojnë presion mbi fëmijët për të qenë financiarisht më të suksesshëm se ata është një element unik për këtë brez, por realiteti ekonomik me të cilin përballen fëmijët tani është krejt ndryshe.

Gjatë hulumtimit të saj, Jennifer Wallace intervistoi një djalë të klasës së tetë, i cili tha se donte të bëhej arkitekt kur të rritej. Por, pasi kërkoi pagën mesatare të një arkitekti dhe çmimin e shtëpisë që duhet të paguante ndër vite për t’u strehuar, ai u zhgënjye. Jennifer pohon se:

Fëmijët po ngatërrojnë ndjenjën e përmbushjes vetjake me arritjet profesionale. Ndonëse qëllimi mund të jetë inkurajimi i fëmijëve për të bërë më të mirën e tyre, shumë prindër po dërgojnë mesazhin se nëse nuk hyni në një shkollë specifike të mirë ose nuk fitoni një pagë të lartë, atëherë keni më pak vlerë. Për të ndihmuar fëmijët të shkëpusin arritjet nga vetëvlerësimi personal, prindërit duhet të refuzojnë idenë se ka vetëm një mënyrë për të pasur sukses. Lërini fëmijët të marrin pjesë në aktivitetet që u pëlqejnë. Kujtojuni fëmijëve se është më e rëndësishme ajo se çfarë bëjnë gjatë ditës, se ku e kalojnë kohën.