Celebrities Gossip Showbiz

Prisni pak! Çfarë po ndodh mes Stresit dhe Babastars?

Stresi me këngën e tij më të fundit “Po foli i fundit”, ka bërë një ‘diss’ të drejtpërdrejt për kryetarin e grupit ‘Babastars’, reperin Ghetto Geasy. Ai i drejtohet Getoarit në këngë me fjalët:

Marre nuk t’vjen i thu vetit ma i madhi n’ven. I dole Ledrit dëshmitar n’gjyq, tash pse be po rren? E ju k*** e tina, mos t’ju shof nëpër bina, lejeni hip-hopin e keni dh*.

Për këto vargje dedikuar reperit Ghetto Geasy, nuk pati asnjë përgjigje nga ana e tij, por reagoi me anë të një Instastory menaxheri i grupit Babastars, Dekori. Ky i fundit i drejtohet Stresit, duke i thënë se në 20 vite karrierë nuk ka arritur të jetë i suksesshëm.

Kur s’ke dhezë n’punë tonde për 20 vjet pse bre duhet me mendu që tu ju kap për r*** dikujt munesh me p***?? Ose blerja e views si gjoja e tu u munu me i bo kangt hit me zor e i p**** krejt dyjeja e ma lujn artistin deri kur?? 

Kundërpërgjigja sërish nga Stresi nuk mund të mungonte, i cili këtë herë me një postim në story ka shpërthyer me ofendime dhe fjalë jo të hijshme ndaj menaxherit të Babastars.

Megjithatë, pas shpërthimit të Stresit ndaj tij, Dekori ka treguar në një intervistë të dhënë së fundmi se atë story thumbues nuk e ka patur personale me reperin, por ai i ka marrë si të tilla, pasi i janë përshtatur.

Po sot nga portalet e kuptova që dikush qenka marrë me mu. Postimi im nuk ka qenë për askënd personalisht, aq më pak për të sepse nuk e ndjekë e as nuk ia dëgjoj muzikën. Mendimi që e kam shprehë ka drejtuar për estradën në përgjithësi sepse tingëllon paradoksale si në shekullin e 21-të dikush mendon se duke sharë dikë tjetër mund ta rrisë famën për vete apo pjesa tjetër si dikush mendon që suksesi dhe hitet arrihen duke blerë klikime falso. Për mendimin tim këto janë dy forma demode për të qenë artist i mirë. Kosova dhe Shqipëria kanë artistë aq të mirë sa vetëm me punën e tyre, pa përdor këto forma mund të jenë yje. Ky është kuptimi i asaj që kam shkruar mbrëmë, shumë e përgjithshme dhe aktuale dhe nëse dikush e ka gjetur veten ‘e pastë veten në qafë’ siç thotë populli.