Bota Health & Beauty

Pritet një “cunam” global me pacientë të moshuar të diagnostikuar me kancer!

Bota duhet të përgatitet urgjentisht për një “cunam” global me pacientë të moshuar të diagnostikuar me kancer. Një numër mjekësh paralajmërojnë se sistemet shëndetësore mund të mos jenë të përgatitura për këtë “epidemi” të re. Me rritjen e jetëgjatësisë dhe rritjen me ritme të shpejta të numrit të të moshuarve në popullsi, pritet po ashtu një rritje e numrit të pacientëve me kancer në moshë të thyer.

Ky është një shqetësim serioz i shëndetit publik, sipas Shoqatës Amerikane të Onkologjisë Klinike. Qendrat e kancerit duhet të përgatiten për “cunamin onkologjik”. Dr.Andrew Chapman, drejtor i Qendrës së Kancerit Sidney Kimmel-Jefferson Health tha se:

Ne e dimë se kanceri është një sëmundje që lidhet me plakjen dhe ka një sërë mekanizmash biologjikë se pse ndodh kjo. Ajo që shpesh humbet është se qëllimet, dëshirat, nevojat, preferencat dhe çështjet e të të moshuarve janë shumë të ndryshme nga ato të personave në moshë të mesme.

Së fundmi shkencëtarët ndryshuan gjenin KLF1 që gjendet tek njerëzit dhe minjtë, duke i lejuar minjtë të jetojnë 20% më gjatë. Ky hulumtim premton jetëgjatësinë e njeriut në të ardhmen. Ekipi hulumtues nga Universiteti Mjekësor Taipei në Tajvan kreu një eksperiment me minj. Gjenet e minjve u ndryshuan në eksperiment dhe ky ndryshim pati rezultate çuditërisht të mira në jetëgjatësinë dhe shëndetin e minjve.