Celebrities Gossip Showbiz

Pritja mori fund! Don Xhoni zbulon datën e publikimit të projektit të rradhës

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

Dukeqenëse reperi na ka lënë pak në pritje që nga projekti i fundit që ka publikuar, Don Xhoni ka vendosur të sjellë një këngë të re duke lumturuar kështu ndjekësit e tij besnikë. Dhe jo vetëm kaq, por reperi ka zbuluar titullin dhe datën e publikimit të këngës.

Teksa ka publikuar një Instastory para pak minutash, reperi ka publikuar një Instastory ku ka treguar titullin e këngës “Trust me” dhe nuk do të na duhet të presim më shumë se dita e premte në orën 20:00 për ta dëgjuar.

Nga fotografia promovuese, duket se reperi do të vijë ashtu siç gjithë publiku e pëlqen, jo me këngë dashurie (të cilat gjithashtu numërojnë miliona klikime), por me rep ashtu siç dhe u bë i famshëm.

Së fundmi reperi ka lançuar këngën e tij më të re, “Deri kur”. Kënga vetëm 1 muaj që është publikuar dhe numëron afro 12 milion klikime, duke rezultuar shumë e pëlqyer.