Showbiz

Priyanka Chopra dhe Nick Jonas pranojnë publikisht lidhjen

Prej muajsh dyshja e famshme e kanë mohuar se janë në një lidhje duke komentuar gjithmonë se nuk janë asgjë më shumë se miq të mirë por tashmë faktet flasin vetë.

Priyanka Chopra ka festuar Pavarësinë së SHBA-ve me familjen e këngëtarit i cili është 5 vite më i vogël se ajo.

Nick dhe aktorja indiane kanë shijuar ditën e tyre të pushimit duke u argëtuar me familjarët, duke bërë xhiro me biçikleta ndërsa fotot e publikuara nga “E News” i shfaqin shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Të pyetur sërish nëse mes tyre ka lindur një romancë, këtë herë personazhet e famshëm nuk kanë mohuar asnjë aludim. Për herë të parë ata nisën të shoqëroheshin me njëri-tjetrin në mbëmjen “Met Gala” të vitit 2017.